Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje nga projekti i portit të ri turistik të Durrësit.
Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë bën me dije se studio urbanistike e Emaar Grup në Dubai, kompania që do të ndërtojë portin ka përfunduar maketin dhe së shpejti pritet të nisin punimet.
“MIRËMËNGJES dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.