21 shtator 2015 – Abuzohet seksualisht një vajzë 21 vjeçe me probleme mendore në Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në datat 18 dhe 19 shtator, kur 21-vjeçarja A.B. është përdhunuar nga 52-vjeçari Eduart Ndreu, banues në Krujë.
Burime zyrtare të policisë njoftojnë se Ndreu ka abuzuar me vajzën me të meta mendore (e kartelizuar si e tillë), në shtëpinë e tij për dy ditë me radhë.
Pas krimit, u bë i mundur dhe ndalimi me iniciativë i Ndreut, i cili akuzohet për dy vepra penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoskesuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Materialet e këtij rasti i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.
/S.L. portali DurresLajm/





