20shtator 2015 – Ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha, denoncon trafikun e drogës nga aeroporti i Kukësit. Kjo akuzë është ngritur prej tij, nisur nga denoncimi publik i një personi nga Kukësi.
“Qytetari dixhital denoncon perdorimin intensiv te aeroportit te Kukesit per transportin e droges ne Kosove dhe Serbi nga drejtore te qeverise. Nje nga pilotet qe transporton “mallin”, e ka si personal aeroportin pasi e ruan ate shume mire me firmen e tij “Shtiqni security”, shkruan Berisha, ndërsa poston edhe mesazhin e plotë të qytetares.
“Pershendetje zoti Berisha ! Uroj te jeni mire. Jam nje qytetare nga kukesi doja t’iu ve ne dijeni per te rejat qe po ndodhin ne Kukës me ardhjen ne pushtet te Rames dhe qunave te Sajmirit se edhe Kukesi eshte bere me mushkojna divjake. Avionet e vegjel personal te qunave te Sajmirit dhe kriminelet e tij po perdorin aeroportin e kukesit per transport te hashashit dhe lendeve te tjera narkotike. Kjo histori ka filluar vitin e kaluar dhe eshte ne kulmin e zhvillimit te saj saqe qdo jave vjen nga nje ngarkese e cila shperndahet per ne Kosove dhe Serbi me dijenine e drejtuesve te policise se Kukesit.
Piloti e avionit eshte Astrit Cengu Drejtor i Sigurimeve Shoqerore te kukesit,krahu i djathte i deputetit Mucmata dhe njekohesisht i forti i kukesit me nje begraund kriminal qe edhe Eskobari vete do e kishte zili. Vitin e kaluar Astrit Cengu mori me force rojet private te aeroportit me firmen e tije “Shtiqni security” duke iu bere presion dhe grisur dokumentet kunkurenteve te tjere me arsyen per te qene i lire ne punet e tije me avione e hashash.
Edhe grindjet ndermjet drejtorit te policise Alban Qela dhe shefit te komisariatit ishin per kete arsye edhe pse nuk u bene asnjehere publike arsyet. Arsyeje qe po ju shkruaj eshte se nuk po ndihemi me te sigurte as ne shtepite tona pasi krimet e tyre nuk dine te ndalen. Para tre ditesh ka pasur nje konflikt te ngjashem me ate te Armando Prenges ne komisariatin e kukesit por ndermjet Astrit Cengut dhe grupit te tije kriminal me qytetatet e thjeshte kryesisht Mentor Sopi dhe Nikolin Gjaci te cilet ne harkun kohore te nje dite keta shtetas jane dhunuar tre here ne publik.
Policia e qunave te Sajmirit i ka thirrur palet per sqarim ne komisariat dhe ato jane dhunuar fizikisht nga Astrit Cengu brenda ambienteve te komisariatit te gjitha te filmuara nga kamerat e sigurise nq se nuk jane fahire deri tani. Perleshja ka degjeneruar edhe ne perdorimin e zjarrit por kete radhe nuk jane lejuar qe te perdoren , vetem jane qelluar ne ajer dhe per fatin e mire nuk pati viktima. Kjo ngjarje eshte mbajtur e fshehte nga policia e kukesit pasi kane frike nga pushteti i sotem dhe nuk duan probleme per femijet e tyre.
Per kete rast nuk ka patur as denoncim nga te dhunuarit pasi eshte e kote te lodhesh dhe te hargjosh kohe kot. Duke pasur besim personal ne figuren tuaj siq edhe keni deshmuar kerkojme qe te pakten te behet publike dhe te izolohen rastet per here tjeter dhe te shohin njerezit se nga kush po drejtohen dhe qeveriset kukesi dhe shqiperia mbare.”
/portali DurresLajm/





