20shtator 2015 – Në këtë foto është Artur Meçaj, 22-vjeçari i dënuar me 5 vjet burg për armëmbajtje pa leje. Familjarët, por dhe të burgosurit në Fier, ku ai po vuan dënimin, janë ngritur në protestë për të kërkuar faljen e tij. Mjekët i kanë komunikuar se për shkak të një tumori të përparuar në mushkëri ai rrezikon jetën.

Burime nga burgu i Fierit thonë se nuk është në dorë të tyre lirimi, por faljen e një të dënuari e bën vetëm presidenti. Familja e Meçajt i bën apel presidentit Nishani të falë 2 vitet e mbetura nga burgu të të dënuarit, të cilit i kanë mbetur pak kohë jete.

/portali DurresLajm/