19shtator 2015 – Ish-deputeti demokrat i Shijakut, Osman Metalla, ironizon qendrën e Shijakut, pas investimit të kryer aty. Duke postuar dy fotografi të një gomari në qendër të qytetit, Metalla shkruan në Facebook se, “është një projekt bashkëkohor me vende parkimi për të gjithë mjetet e qarkullimit, si ato motorike, ashtu dhe ato pa motor…”
Ndërhyrja në qendrën e Shijakut nisi vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 21 qershorit të këtij viti nga ish-kryebashkiaku i majtë, i pasuar nga kryetari aktual, i kandiduar po nga PS-ja, Ardian Kokomani.
/portali DurresLajm/





