19 shtator 2015 – Aksidentohet për vdekje një 35-vjeçar në afërsi të Urës së Dajlanit në autostradën Tiranë-Durrës.
Autori i aksidentit pasi e ka përplasur këmbësorin është larguar në drejtim të paditur nga vendngjarja me mjetin e tij. Policia e Durrësit njofton se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e tij.
Gjithashtu, deri më tani dhe identiteti i viktimës nuk dihet ende, por të dhënat e para flasin vetëm për një person të moshës rreth 35 vjeç, i seksit mashkull.
Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme. Ndërkohë, pritet që në vijim të zbardhet dhe identiteti i kufomës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
/S.L. portali DurresLajm/





