18 shtator 2015 – Arrestohet Jurgen Hoxha, 23-vjeçari që në muajin gusht rrahu mjekun e urgjencës Anton Ndoj në ambientet e spitalit të Durrësit.

Gati një muaj më parë, më 22 gusht, Hoxha dhunoi mjekun 43-vjeçar pasi ky i fundit i kishte kërkuar që të blinin një kateter në një farmaci jashtë spitalit, sepse i duhej gjyshit të tij të shtruar në spital. Në ato momente i riu e tërheq prej krahu doktorin dhe nis ta përplasë nëpër mure.

I akuzuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, Gjykata e Durrësit më 13 shtator caktoi ndaj Hoxhës masën e sigurisë “Arrest me burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Më poshtë videoja e konfliktit në ambientet e urgjencës në Durrës:

/S.L. portali DurresLajm/