17shtator 2015 – Një shqiptar mashtrohet nga Hong Kongu, duke humbur mbi 13 mijë euro nga llogaria e tij bankare. Policia e Tiranës njoftoi se, viktima në këtë rast është shtetasi me inicialet D.H. Ai ishte caktuar nga një firmë finlandeze për të blerë një sërë pajisjesh në Azi. Por, firma në Hong Kong që u tregua e gatshme për t’i sjellë pajisjet kundrejt parave rezultoi se ishte mashtrim.
Për këtë arsye, shqiptari humbi plot 13.657 euro nga kjo transfertë. Megjithë hetimet e kryera ka rezultuar se autorët janë tepër të sofistikuar. Prandaj kërkohet kujdesi maksimal në mënyrën e transaksioneve, për të mos rënë pre e mashtruesve.
/portali DurresLajm/





