15shtator 2015 – Shtetasi serb, i cili fillimisht u raportua si i ndaluar në Qafë-Thanë, është lënë i lirë. Burime nga dogana thanë se, ai kishte treguar se në makinë kishte dy dronë, për llogari të një kompanie në Tiranë.
Nisur nga këto deklarata, ai është lënë për të vazhduar rrugën drejt kryeqytetit. Në Tiranë mësohet se duhet të bëhen dhe zhdoganimet e dy dronëve. Megjithë dëshminë e dhënë, dyshimet janë për një plan për të vepruar gjatë mbrëmjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të mbahet në Elbasan.
/portali DurresLajm/





