Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu është takuar me mjekun Tritan Kalo, ndërsa ky i fundit njoftoi mëngjesin e sotëm largimin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Përmes një publikimi në Facebook, Manastirliu ndan një foto me mjekun Kalo, ndërsa shprehet se ai do të vijojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve.

Mesazhi i Manastirliut:

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla. Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.

Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.  Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat.Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla. Mirënjohje…

Posted by Ogerta Manastirliu on Thursday, March 4, 2021