Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një operacion në Elbasan. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja, FNSH po kryen disa kontrolle në zonën e Kombinatit Metalurgjik.
Burime për mediat bëjnë me dije se këto kontrolle kanë në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave që janë shpallur në kërkim.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Elbasanit për këtë aksion, ndërsa pritet detaje më të hollësishme në vijim.





