9shtator 2015 – Viktima e sotme në Tiranë i kishte borxh OSHEE-së 10 milionë lekë. Në pamundësi për të paguar këto para, kur si kryefamiljari Arif Doda, 50 vjeç dhe anëtarët e tjerë ishin të papunë, Doda zgjodhi vetëvrasjen. Sot, policia i ka prerë dritat, si debitor i energjisë. Në kushtet e depresionit nga i cili vuante, dhe nga tronditja pas aksionit të sotëm, Doda i dha fund jetës. Sipas “Panoramës”, ngjarja ndodhi në orët e pasdites së të mërkurës, në banesën e 50-vjeçarit pranë zonës së njohur si Depoja e Ujit, tek Qyteti Studenti.

Përfaqësues të PD-së kanë shkuar sot në mbrëmje në banesën e Dodës, për të shprehur ngushëllimet për këtë ngjarje. “Në shtëpi kishte vetëm 2 llampa dhe 1 kurorë me qepë”, tha Ervin Salianji, duke akuzuar qeverinë për krijimin e terrorit dhe dramave sociale.

/portali DurresLajm/