9shtator 2015 – Qeveria Rama shton fondin për familjet që shpronësohen nga projekti i rehabilitimit të Amfiteatrit të Durrësit. Fillimisht u akordua fondi në maj të këtij viti, çka i hapi rrugë punimeve për të investuar në zonën arkeologjike.

Por, sot u vendos që paratë të shtohen për familjet që shpronësohen. Bazuar në vendimin e firmosur nga kryeministri Edi Rama, pronarët do të shpronësohen jo me 25 379 999 lekë, por me 28 386 863 lekë.

Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministra e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

/portali DurresLajm/