9 shtator 2015 –  Për shkak të peshës së madhe që ka biznesi durrsak në raport me republikën, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dërguar në qytetin bregdetar 47 grupe pune, të cilat në terren po kontrollojnë të gjithë subjektet për informalitetin, për pasojë, për parandalimin e evazionit fiskal.

Drejtori i Kontrollit Tatimor pranë drejtorisë rajonale tatimore Durrës Ilir Sinani thotë se janë konstatuar biznese të paregjistruara, fuqi punëtore e pasiguruar dhe në disa raste edhe mallra të ndryshme të pashoqëruar me faturë tatimore. Së shpejti drejtoria rajonale tatimore do të bëjë publike rezultatet e aksionit.

/portali DurresLajm/