8shtator 2015 – Deputeti pa imunitet, Armando Prenga nuk i shpëton burgut. Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë burg pa afat për ish-deputetin socialist, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Deputeti doli në orët e pasdites para trupit gjykues, ndërsa më herët ishte Gjergj Cali dhe Nikoll Cali, nga pala në konflikt, për të cilët u dha e njëjta masë. Ata u arrestuan mëngjesin e së shtunës, pas përplasjes me armë para komisariatit të policisë së Laçit.
Prej ditës së ngjarjes, Partia Socialiste përjashtoi nga radhët e saj deputetin e Lezhës, ndërsa dje parlamenti i hoqi edhe imunitetin. Vetë deputeti është mbrojtur me fjalët se atij i ishte ngritur kurth nga familja Cali për shkak të shfrytëzimit të Lagunës së Patokut.
/portali DurresLajm/





