7 shtator 2015 – Klevisa Kajatzi, vajza më e vogël e familjes nga Spitalla e Durrësit, nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi e të bashkohet me prindërit.

Megjithë ndërmjetësimin e Orialdës, motrës që aktualisht është në qeli, e akuzuar për djegien dhe vjedhjen e shtëpisë, 14-vjeçarja nuk ka pranuar të kthehet.

Në këto kushte, Gjykata e Durrësit ka vendosur të zgjasë kohën e urdhrit të mbrojtjes. Sipas vendimit, Klevisa do të jetë 6 muaj nën mbrojtjen e policisë, që do të thotë se gjatë kësaj kohe prindërit nuk kanë të drejtë t’i afrohen.

Vendimi është marrë në seancën e sotme me dyer të mbyllura, në prani të vetë vajzës dhe familjarëve të saj.

/portali DurresLajm/