7 shtator 2015 – Edhe gjatë këtij sezoni veror, në shëtitoren “Taulantia” nuk kanë munguar qentë e racave dhe përmasave të ndryshme, të cilët shëtisin të shoqëruar nga pronarët e tyre. Shumica dërmuese e tyre, për fat të keq, nuk kanë qenë të pajisur me maska mbrojtëse siç e kërkon ligji.
Nga ana tjetër, megjithë tabelat që bëjnë thirrje për zbatimin e këtij ligji, asnjë nga organizmat e mbrojtjes së jetës dhe mjedisit nuk kanë marrë asnjë masë për mungesën e maskave mbrojtëse të qenve. Ndërkaq, aneksat e plot qytetarëve që detyrohen të kalojnë në të njejtën shëtitore kanë qenë të shumta.
/portali DurresLajm/





