6 shtator 2015 – Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Kepin e Rodonit. Mësohet se viktima është Hysen Pupa, banues në Shijak, babai i humoristit të njohur Elvis Pupa.

Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri kishte hyrë për t’u larë në det në vendin e quajtur Shën Pjetër pranë Kepit të Rodonit, dhe ka pësuar infarkt. Pupa arriti të dilte i gjallë nga deti, por ndërroi jetë gjatë rrugës kur po transportohej në spitalin e Durrësit.

/portali DurresLajm/