5shtator 2015 – Pas konflikteve që u bënë publike këtë të shtunë mes deputetit të PS-së Armando Prenga dhe anëtarëve të familjes Cali në Patok të Laçit, të tjera incidente janë shënuar mes tyre pak ditë më parë. “Panorama” shkruan se paraditen e djeshme, vëllai i deputetit Prenga është konfliktuar me fjalë me pjesëtarë të familjes Cali.

Ndërkohë që mbrëmë në darkë vonë, deputeti Armando Prenga ka shkuar vetëm te lokali i familjes Cali në Patok. Lokali ka qenë i mbyllur dhe jashtë tij ka qenë vetëm roja. Prenga ka nxjerrë pistoletën ka thyer xhamin me qytën e armës ka hyrë brenda dhe ka shkatërruar edhe disa sende brenda lokalit. Roja është larguar dhe ka njoftuar njërin nga familjarët Cali. Më pas, familjari ka shkruar me makinë për të komisariati i Laçit për të kallëzuar dëmtimin e lokalit nga Armando Prenga.

Në kohën që kanë hyrë për kallëzimin roja dhe pronari Cali, para komisariatit janë grumbulluar palët. Nga dëshmitë dhe hetimet rezulton se të plagosurit kundërshtarë të Prengës, janë dëmtuar e plagosur ose me armë, ose të goditur me qytën e armës, ndërkohë që të afërmit të Prengës janë dëmtuar vetëm nga goditje me thikë dhe sende të forta.