5shtator 2015 – Deputeti socialist, i arrestuar për plagosje, ka dëshmuar ndryshe nga çfarë bëri zyrtarisht të ditur policia e Kurbinit. Armando Prenga, citohet nga burime të Neës 24, se ka thënë që, Gjok Cali i kishte zënë pritë dhe e ka kërcënuar. “Po udhëtoja nga Patoku në Laç kur Gjon cali më zuri pritë. Gjon Cali më kërcënoi me armë kurse unë qëllova në ajër”, janë fjalët e Prengës. Por, shefi i komisariatit, Nik Nikolla, me një deklaratë për shtyp tha se, Prenga e ka qëlluar me qytën e armës Gjok Calin ndërsa nuk është vërtetuar ende nëse ka qëlluar me armë zjarri.

Faktet në vendngjarje ngrenë sërish dilema për ngjarjen. Edhe pse është bllokuar pistoleta me leje e deputetit, tip “Bereta”, gëzhojat e gjetura në vendngjarje nuk korrespondojnë me këtë lloj arme. Çka hedh dyshimet se nëse Prenga ka qëlluar, atëherë ai ka pasur një tjetër arme që ai ka përdorur. Armando Prenga u përjashtua sot nga radhët e Partisë Socialiste, ndërsa i takon Kuvendit për të vendosur nëse do ia heqë mandatin e deputetit.

/portali DurresLajm/