5shtator 2015 – Nuk ka nxjerrë në dritë asnjë gol sfida mes Hungarisë e Rumanisë, një finale e vogël në grupin F, ku këto dy kombëtare po luftojnë së bashku me Irlandën e Veriut për kualifikim. Një 0-0 që kënaq plotësisht Rumaninë, në një ndeshje ku pati shumë tension dhe 7 kartonë të verdhë.

Megjithatë, lufta e vërtetë u bë para ndeshjes, sepse tifozeritë hungareze e rumune u përleshën, duke larë hesape të vjetra, sepse kanë pasur gjithnjë probleme dhe u përleshën edhe në ndeshjen e vajtjes, tetorin e shkuar. Skenat në Budapest ishin të frikshme, me policinë hungareze që vuajti shumë për të qetësuar situatën, duke arrestuar shumë tifozë.