4shtator 2015 – Kryebashkiaku i Kavajës, i paditur sot në prokurori për abuzim me 230 mijë euro me tendera duket i pashqetësuar. Elvis Rroshi mbrëmjen e sotme postoi një fotografi me homologun e tij të Tiranës, Erion Veliaj, duke parë ndeshjen në një lokal.
Vetë Rroshi e ka bërë publik këtë fakt, duke postuar dhe një fotografi me komentin: “Me Kryetarin e Bashkise Tirane, i cili pasi mbaroi aksionin madheshtor te pastrimit te qytetit, erdhi te ndjeke Shqiperine me shpresen per fitore:)”, shkruan Rroshi.
Zyrtarisht, nga Bashkia e Kavajës nuk ka pasur një reagim për padinë e bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
/portali DurresLajm/





