4shtator 2015 – Ka qëndruar stoike deri në fund skuadra jonë në përballjen me Danimarkën. Edhe pse nuk ka mundur të shënojë për të dalë në avantazh, një “fitore” konsiderohet dhe fakti që është mbajtur barazimi dhe 11 pikët e arritura deri sot me mund.
Me dy barazime me Danimarkën, Shqipëria e lë atë nën këmbët e veta, pasi ka në xhep avantazhin e fitores me Portugalinë. Të hënën, në Elbasan, kombëtarja kuq e zi do të presë skuadrën e Ronaldos, me shpresë që të fitojë dhe këtë herë.
Për herë të parë, Shqipëria po e shikon veten shumë afër një evenimenti të madh sportiv, siç është Kampionati Europian.
/portali DurresLajm/