4shtator 2015 – Pas 1 ore nis sfida Danimarkë-Shqipëri. Skuadra shqiptare synon fitore, 11 vjet pas datës së shënuar, pikërisht 4 shtator 2004, kur kombëtarja jonë mundi Greqinë, në atë kohë kampione e Europës. Ndeshja e sotme do të favorizojë Shqipërinë edhe nëse përfundon me barazim, ashtu si dhe ndeshja e parë e luajtur tek ne.

Panorama Sport shkruan se tifozët kuqezinj kanë “pushtuar” qendrën e qytetit të Kopenhagen duke kërcyer dhe kënduar valle e këngë shqiptare. Dëgjohen gjithashtu edhe thirrjet: “Shqipëri Etnike”. Më pas ata nisën marshimin drejt stadiumit “Telia Parken” ku do të zhvillohet edhe sfida, në orën 20.45.

/portali DurresLajm/