2 shtator 2015 – Kombëtarja është pritur nga mbi 500 persona në stërvitjen e pasdites të martën në stadiumin “D'Agostin” në Pieve di Soligo. Grupi i tifozëve me flamuj dhe fanella të përfaqësues priti lojtarët që në hyrjen e stadiumit të vogël. Më pas pushtuan tribunën për të ndjekur seancën stërvitore. Në fushë ishin shumë futbollistë, të cilët luajnë ose kanë luajtur me ekipe italiane. Xhani De Biazi ka parashikuar edhe një stërvitje të hapur në të njëjtin stadiumin pasditen e së mërkurës, kur priten përsëri shumë tifozë. E fundit në Itali do të jetë mëngjesin e së enjtes, pak para nisjes drejt Kopenhagenit, ku të premten do të luhet sfida Danimarkë – Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Kampionatin Europian.

/portali DurresLajm/