1 shtator 2015 – Në formacionin e Danimarkës për ndeshjen kundër Shqipërisë do të ketë një shqiptar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 21-vjeçar Riza Durmishi i lindur me 8 janar 1994 në Kopenhagë të Danimarkës, ndërsa familja e tij e ka prejardhjen nga Kamenjani i Tetovës. Durmishi luan te Brondbi dhe ka shansin të luajë sfidën e parë zyrtare me Danimarkën. Ai është shprehur i kënaqur për ftesën, që bëhet pikërisht ndaj Shqipërisë, pasi për të do të jetë një ndjenjë e veçantë. 

Ai ka luajtur në një miqësore me Danimarkën në muajin qershor, ndërsa numëron disa takime me U21. 

/portali DurresLajm/