1 shtator 2015 – Një ditë më parë u lajmërua që sot do të niste një aksion i madh kundër informalitetit, çdo biznes do t’i nënshtrohej një kontrolli të imtësishëm. Kjo i ka futur frikën deri në palcë bizneseve në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, të cilat çuditërisht sot kanë ulur qepenat.
Këtë e tregojnë fotot e sjella nga portali “Jeta osh qef”, i cili shkruan: “Këto janë disa foto të shkrepura sot, në një nga rrugët më të frekuentuara në Tiranë. Rruga “Myslym Shyri”. Dyqane, të cilat hapen dhe në dt. 1 janar, sot janë mbyllur. Po nesër?!”
/portali DurresLajm/





