1 shtator 2015 – Një plagosje me thikë është shënuar në lagjen Nr.7 në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, kur shtetasi 47-vjeçar me iniciale D.S. nga Durrësi, është qëlluar me thikë në trup nga Artan Hodaj, 45 vjeç.

Pas plagosjes, shtetasi D.S. është dërguar në spitalin e qytetit, për të cilin raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i krimit, Artan Hodaj, u ndalua me iniciativë nga ana e specialistëve për Krimet, njofton policia e Durrësit.

Ai ka qenë i dënuar gjithashtu më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe ka qenë në periudhë prove gjatë kohës që ka kryer veprimin e mësipërm.

Tashmë mbi të rëndon akuza e radhës “Plagosja e lehtë me dashje”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/