1 shtator 2015 – Rreth 400 forca të policisë lokale të Shkodrës si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me 60 mjete, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë antikanabis në zonën e Pultit në Shkodër.

Deri rreth orës 09:00 policia e Shtetit informon se janë asgjësuar rreth 4 mijë bimë narkotike dhe po vijon operacioni në disa sipërfaqe toke, ku janë konstatuar më parë përmes pamjeve nga ajri, parcelat e mbjella.

Në këtë zonë ku po zhvillohet operacioni sot, rreth një vit më parë u sulmua me armë helikopteri i Policisë së Shtetit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/