31gusht 2015 – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj parashikon katërfishim të gjobave për ndotje të ambientit, duke urinuar në publik. Sipas tij, vendimi do të merret në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak. Deri tani gjoba ka qenë 5 mijë lekë të reja për çdo person që është kapur në flagrancë duke urinuar në ambientet publike. Me ndryshimin e vlerës, gjoba do të shkojë deri në 20 mijë lekë të reja.

“Ka rënë ndjeshëm numri i ndotësve. Në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak do të katërfishohen gjobat. Në Tiranë sporti i ndotjes kushton”- tha Veliaj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/