31gusht 2015 = Kryeministri i vendit, Edi Rama në mbështetje të Kombëtares Shqiptare. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit bëri të ditur se do të vendosë në dispozicion Parkun te Kryeministria.
Ja statusi i plotë i Ramës:“Kuqezinjtë në fushën e Parkut të Kryeministrisë mbrëmjen e 4 shtatorit me synimin për të hedhur një hap vendimtar drejt Francës 2016; një moment historik për Kombëtaren që është me afër se kurrë në realizimin e një misioni gjithnjë të pamundur deri më sot. Dhe kjo me Danimarkën është sprova e parë e katër ndeshjeve vendimtare për ta kurorëzuar me sukses këtë moment të jashtëzakonshëm. Prandaj kush dëshiron t’ia japë mbështetjen e vet Kuqezinjve nga fusha e blertë e Parkut të Kryeministrisë është i mirëseardhur” #ForcaShqiperia".
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/