30gusht 2015 – Tragjedi në bejzbollin amerikan. Një tifoz humbi jetën në stadiumin e “Turner Field” të Atlantas, pasi u hodh nga njëra prej unazave të impiantit gjatë ndeshjes që ekipi vendas po zhvillonte me New York Yankees. Departamenti i Vetvrasjeve pranë policisë së Atlantas, konfirmoi se tifozi ishte rreth të 60-tave ndërkohë që nuk publikoi identitetin e tij. Lojtarët e të dyja skuadrave mbetën të shokuar nga ngjarja, ndërkohë që tifozi ra në afërsi të zonës së stadiumit ku qëndrojnë familjarët e sportistëve, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes.

Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë tifozit duke bllokuar dhe një pjesë të stadiumit, por 60-vjecari nuk arriti të mbijetonte. Kjo nuk është hera e parë që një tifoz humb jetën në shkallët e stadiumit të “Turner Field”, pasi më 12 gusht 2013, 30 vjecari Ronald Lee Homer JR kreu vetvrasje duke u hedhur nga një tjetër sektor i stadiumit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/