29 gusht 2015 – Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Mishel Platini, i ka dërguar letër urimi presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takajt, duke e uruar për çfarë kanë arritur deri më tani, si dhe duke vlerësuar arritjen e skuadrës korçare në grupet e Ligës së Europës.
“Fillimisht dua t’ju uroj për kualifikimin për në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Më pas dua t’ju uroj mirëseardhje, që do të thotë se tashmë jeni të mirëpritur në futbollin e vërtetë”, ka shkruar Platini.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/