29 gusht 2015 – Federata e Futbollit vijon politikën e ish-lojtarëve legjendarë të Shqipërisë në ekipet Kombëtare. Erjon Bogdani i bashkohet zyrtarisht përfaqësueses, në rolin e zv.trajnerit të dytë. Një post i mbetur vakant pas largimit për arsye personale të Altin Lalës. Konfirmimi erdhi nga trajneri Gianni De Biasi gjatë konferencës, në prag të ndeshjeve të radhës në Euro 2016.
Bogdani do të bashkohet menjëherë me Kombëtaren në Venecia. Të hënën skuadra nis grumbullimin dhe ish-sulmuesi do të nisë punën me pjesën tjetër të stafit teknik. Sulmuesi më i mirë në histori i Shqipërisë, me 18 gola në 74 ndeshje të luajtura me fanellën kuqezi, mori licencën e trajnerit vetëm tri muaj më parë.Tre muaj më parë ai u diplomua në kursin e organizuar nga Federata e Futbollit për licensën “UEFA Pro”, me të cilën mund të punojë në rolin e trajnerit kudo në Europë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/