29 gusht 2015 – 25 kuqezinj thirren nën armë për ndeshjet me Danimarkën më 4 dhe Portugalinë më 7 shtator. Trajneri Gianni De Biasi publikon listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion, ku spikat afrimi i Berat Xhimshitit në mbrojtje dhe konfirmimi i Alijit e Rrahmanit. Për herë të parë në afro katër vjet në krye të Kombëtares, italiani nuk ishte prezent në sallën e konferencave në Federatë. Por, për një trajner që përveç udhëtimeve për të vëzhguar lojtarët, një pjesë të mbikëqyrjes së ekipit e realizon edhe nëpërmjet internetit, lidhja me “Skype” nuk është e pazakontë. Drejtuesi i stolit vlerëson vështirësinë dhe rëndësinë e përballjes së parë në Kopenhagen, ndërsa për momentin nuk pranon të flasë për Portugalinë.

“Ne do të japim më të mirën edhe pse kemi pak ditë për t’u përgatitur. Me Danimarkën është një sfidë kyçe për ecurinë tonë. Nuk mund të flas edhe rreth ndeshjes me Portugalinë, dua të përqendrohem vetëm te ndeshja e radhës. Forcat dhe vëmendja jonë janë vetëm të përballja e 4 shtatorit në Kopenhagen. Kjo ndeshje nuk është vendimtare, por shumë e rëndësishme, Do të provojmë të bëjmë lojën tonë, të tentojmë të fitojmë përballë një skuadre me lojtarë të shkëlqyer. Kemi aq pikë sa Danimarka, por një ndeshje më pak. Në ndeshjen e fundit luajmë me Armeninë, ndërsa danezët kanë miqësore me Francën. Nëse do të kemi grumbulluar pikët e duhura deri në sfidën finale, do të tentojmë të marrim rezultat për t’u kualifikuar direkt.”

Kualifikueset vijnë në një moment delikat për Shqipërinë. Dëmtimi i Mavrajt në mbrojtje, apo fakti që kapiteni Cana dhe Ajeti nuk kanë gjetur skuadra të reja krijojnë mjaft probleme, por trajneri i ka idetë e qarta. “Kjo është periudhë specifike, pasi disa lojtarë nuk janë pjesë e projekteve të skuadrave të tyre. Kjo na ndikon, pasi futbollistët nuk janë në formën më të mirë. Zgjedhjet e mia taktike do të varen nga ajo që do të shoh në stërvitje. Por, mund të konfirmoj se Kukeli nuk do të luajë si qendërmbrojtës, por në pozicionin e zakonshëm përpara katër lojtarëve të repartit difensiv. Me Danimarkën luajmë në një datë aspak normale edhe sepse është fillimi i sezonit dhe lojtarët nuk janë në gjendjen maksimale fizike.”

De Biasi saktësoi se Shqipëria do të luajë në Danimarkë me një sulmues të mirëfilltë të mbështetur nga dy lojtarë krahu. Trajneri kuqezi kërkoi nga ekipi, që ndryshe nga sfida e barazuar 1-1 në Elbasan Arena në tetor të vitit të kaluar, të shfrytëzojë maksimalisht të gjithë episodet në favor. Kjo është lista e plotë e shpallur nga De Biasi për dy ndeshjet eliminatore të shtatorit ndaj Danimarkës dhe Portugalisë:

Etrit

Berisha

10.03.1989

Lacio

Alban

Hoxha

23.11.1987

FK Partizani

Orges

Shehi

25.09.1977

KF Skenderbeu

Ansi

Agolli

11.10.1982

Karabak

Arlind

Ajeti

25.09.1993

FC Basel

Naser

Aliji

27.12.1993

FC Vaduz

Lorik

Cana

27.07.1983

Lacio

Berat

Djimsiti

19.02.1993

FC Zyrih

Elseid

Hysaj

20.02.1994

Napoli

Andi

Lila

12.02.1986

Pas Janina

Amir

Rrahmani

24.02.1994

RNK Split

Amir

Abrashi

17.03.1990

SC Freiburg

Migjen

Basha

05.01.1987

FC Luzern

Ergys

Kace

08.07.1993

Paok

Burim

Kukeli

16.01.1984

FC Zyrih

Ervin

Bulku

03.03.1981

KF Tirana

Herolind

Shala

01.02.1992

FC Slovan Liberec

Taulant

Xhaka

28.03.1991

FC Basel

Bekim

Balaj

11.01.1991

HNK Rijeka

Sokol

Cikalleshi

27.07.1990

Medipol Basaksehir

Shkelzen

Gashi

15.07.1988

FC Basel

Ermir

Lenjani

05.08.1989

FC Nantes

Odise

Roshi

22.05.1991

HNK Rijeka

Armando

Sadiku

27.05.1991

FC Zyrih

Hamdi

Salihi

19.01.1984

KF Skenderbeu

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/