28gusht 2015 – Shorti i Europa Ligës vuri përballë Skënderbeun dhe skuadrën turke të Beshiktashit. Gazeta turke “Hurryiet”, teksa raporton lajmin për shortin e Beshiktashit në Ligën e Evropës, thekson se emri që mban ekipi korçar, është i lidhur ngushtë me Turqinë dhe me historinë e këtij populli.Kjo gazetë e ka pasqyruar në një mënyrë të veçantë ndeshjen me skuadrën që mban emrin e heroit kombëtar të shqiptarëve. Ajo shkruan se emri i ekipi të Skenderbeut vjen nga luftetari qe ka luftuar ndaj Perandorisë Osmane. Në edicionin online të saj, gazeta pasqyron historinë e Skënderbeut dhe betejat e tij me osmanët. Ajo e përshkruan sfidën ndaj korçarëve si një duel mjaft interesant.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/