27gusht 2015 – Kush ka hall dhe urinon në rrugë, jo vetëm që do paguajë një gjobë prej 5 mijë lekësh të reja, por del në publik dhe me fytyrë. Madje, Bashkia e Tiranës e nxjerr në foto si provë, gjatë dhe pasi kanë kryer veprimin që ndot ambientin.
Këto janë 3 rastet e para, kur punonjësi i policisë ka kapur në flagrancë qytetarët duke urinuar. Në këto foto dallohen tre meshkuj që kanë zgjedhur një vend poshtë urës së Lanës për të kryer nevojat personale.
Duke qenë vend i fshehur nën beton, qytetarët kanë neglizhuar vendimin e fundit të Erion Veliajt, por janë përballur me pasojat. Për çdo rast paralajmërohet se do të bëhen publik me fytyrë.
Ditët e fundit janë vendosur disa tualete të lëvizshme në disa pika të kryeqytetit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





