27gusht 2015 – Kalimtarja vdes në rrugë nga korrenti. Telat që OSHEE kishte prerë nga lidhjet e paligjshme të energjisë, i ka hedhur shkujdesur, duke i marrë jetën një gruaje të pafajshme, në fshatin Suç të Shkodrës.
Balkanweb raporton se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike gruaja, identiteti i së cilës nuk dihet ende, ka humbur jetën menjëherë.
Në vendngjarje kanë nisur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Në qytetin e Durrësit, një djalë 15 vjeç, vdiq në vend, pasi shkeli mbi kabllot e zhveshur të energjisë, rreth 1 muaj më parë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





