26gusht 2015 – Një fatkeqësi për familjen e Niko Trimit në Stan-Karbunarë të Lushnjë. Pak ditë pasi iu kthye gruaja, e cila e kishte goditur dhe tradhtuar pas njohjes në rrjetet socale, i është djegur banesa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të ditës së sotme. Flakët kanë përpirë shtëpinë, duke shkatërruar orenditë, ndërsa çifti me tre vajzat e vogla kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime. Policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme, por pa specifikuar se ndaj kujt janë drejtuar dyshimet.

Niko Trimi u bë personazh pasi ai kërkoi publikisht kthimin e së shoqes, së larguar prej 5 ditësh, duke e braktisur me fëmijët.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/