24 gusht 2015 – Kriza në Greqi detyron bankën greke Tirana Leasing, e zotëruar në masën 100 për qind nga Banka e Pireut, të kapitullojë dhe të shitet tek austriakët. Autoriteti i Konkurrencës ka bërë të ditur se më 24 qershor 2015 është bërë transaksioni i përqendrimit në bazë të “Marrëveshjes për shitjen dhe transferimin e portofolit të qirasë financiare” e nënshkruar midis palëve Raiffesien Leasing SHA (blerësi) dhe Tirana Leasing (shitësi). Përqendrimi ka si objekt përftimin e plotë të kontrollit mbi portofolin e qirasë financiare, i cili përbën edhe të gjithë aktivitetin e Tirana Leasing SHA, nga Raiffeisen Leasing SHA.
Info
Ç’ËSHTË LIZING-U
Leasing-u (qiraja financiare) është një nga mënyrat për financimin e blerjes së automjeteve, makinerive dhe pajisjeve për individë dhe biznese.
RAIFFEISEN LEASING SH.A
Themeluar në maj 2006 me aksionarë Raiffeisen Bank SH.A. – 75 për qind të aksioneve dhe Raiffeisen Leasing International GmbH – 25 për qind të aksioneve. Raiffeisen Leasing SH.A dhe aksionarët janë anëtarë të grupit austriak – Raiffeisen Bank International GmbH.
SI MERRET
Monedha ne euro dhe lek. Financimi deri në 80 për qind të vlerës së makinës ose pajisjes. Nuk ka limit në shumë financimi. Afati i financimit në EUR/LEK: 12 – 60 muaj. Këste të barabarta që përfshijnë pjesë kapitali + interes mujor. Garanci është makina / aseti që blihet me siguracion full kasko ose siguracion për makineri dhe pajisje. Shpenzim administrativ 1.5 për qind të vlerës së financimit. Siguracion TPL.
/red. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/