·       Zgjerohet sipërfaqja nga 213 ha në 501.9 ha, do të jepet për 99 vjet

24 gusht 2015 – Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipermarrjes njoftoi të hënën, më 24 gusht 2015, mbi shpalljen e procedurës konkurruese për ndërtimin, zhvillimin, mirëmbajtjten dhe operimin e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, në Spitallë, në qytetin e Durrësit, të financuar nga burimet financiare të zhvilluesit të shpallur fitues. Konkurrimi zhvillohet më 28 tetor 2015. Kohëzgjatja do të jetë 99 vjet. Sipërfaqja prej 501.9 ha i përket zonës kadastrale Nr. 8517 Durrës, ndonëse më parë u fol për një sipërfaqe më të vogël: 213 ha. Periudha e vlefshmërisë së ofertave: 150 ditë. Kjo zonë është shpallur me VKM-në nr. 666, datë 29 korrik 2015.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit:

Nr.

Kriteri

Pikët

1

Propozimi teknik për ndërtimin e zonës

20

2

Ndikimi mjedisor

  6

3

Ndikimi social

16

4

Koha e përfundimit të investimit

  8

5

Kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit (plani i biznesit)

50

Totali

                    100

       

 Info

1

TEDA (Technical and Economic Development Area – Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik) Spitallë është e vendosur në periferi të Durrësit, qyteti i dytë më i zhvilluar në Shqipëri. Durrësi i sotëm është një qendër shpërndarëse dhe lidhjeje strategjik në rajonin e Ballkanit për shkak të portit detar dhe autostradës Tiranë-Durrës, ku ndodhet pjesa më e madhe e bizneseve në vend. Durrësi është pjesë e dy projekteve shumë strategjike të infrastrukturës në rajon: Korridori VIII dhe autostrada Adriatik-Jon (Korridori Blu). Korridori 8 është një nga korridoret pan-evropiane, i cili lidh Durrësin dhe Tiranën me Shkupin (Maqedoni), Sofjen, Plovdivin, Burgasin dhe Varnën (Bullgari). Korridori Blue fillon në Trieste, Itali dhe kalon nëpër Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri (Shkodër-Tiranë-Durrës-Fier-Gjirokastër) dhe Greqi.

2

TEDA Spitallë ndodhet 6.4 km larg nga porti i Durrësit, i cili është një nga portet më të vjetra në detin Adriatik dhe një nga kryeurat e Ballkanit që mundëson komunikimin midis Evropës Lindore dhe asaj Perëndimore. I renditur si qendër kryesore e Korridorit 8, porti i Durrësit është porti kryesor i Shqipërisë dhe një nga më të mëdhenjtë në Adriatik dhe Jon. Porti ka 4 terminale të dedikuara për transportin e mallrave. Këtu ngarkohen dhe shkarkohen të gjitha llojet e mallrave, minerale, lëndë djegëse, çimento dhe artikuj nga kategori të ndryshme. Terminali i kontejnerëve është e pajisur me të gjithë mekanizmat për përpunimin e mallrave të tilla dhe ka menaxhuar flukse konsistente trafiku gjatë viteve të fundit.

3.

TEDA Spitallë ndodhet 225 km nga pika doganore e Kakavijës (kufi me Greqinë), 156 km larg nga pika doganore e Kukësit (kufi me Kosovën), 140 km nga pika doganore e Hanit të Hotit (kufi me Malin e Zi) dhe 141 km nga pika doganore e Qafë Thanës (kufi me Maqedoninë).

4

Zona përreth TEDA Spitallë ka qenë një moçalishte me lartësi pak nën nivelin e detit duke e bërë ndërtimin në zonë më të shtrenjtë. Si rezultat i kushteve gjeologjike të tokës ndërtimet janë relativisht më të shtrenjtë dhe kërkojnë më shumë zgjidhje komplekse inxhinierike. Kur themelet ndërtohen në një thellësi prej 2 m, kapaciteti ndërtimor i zonës është 1.8 kg/cm2. Këtu është ndërtuar një universitet.

5

Aktivitetet që mund të zhvillohen në TEDA Spitallës janë: prodhimi, industria dhe agro-përpunimi, industria e lehtë dhe elektronike, prodhoimi i pjesëve për automjete, tregtia dhe magazinimi i mallrave. Qeveria e Shqipërisë thotë se ka përparësi zhvillimin e industrisë së automjeteve në këtë zonë.

6

Afërsia me Durrësin dhe në kryeqytetin i jep TEDA Spitallës avantazhin e një e një rezerve të fuqisë punëtore të madhe, të arsimuar dhe vibruese. Të dhënat zyrtare të vitit 2014 tregojnë se fuqia punëtore në bashkinë e Durrësit arrin në 190 547 veta, prej të cilëve 93.680 janë aktualisht të punësuar. 43% e forcës së punës në Durrës është me shkollë të mesme, ndërsa 24% me universitet. Universiteti i Durrësit "Aleksandër Moisiu", ngjitur me TEDA Spitallë, ka një total prej 13 500 studentësh të regjistruar.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/