22gusht 2015 – Adoleshentët në Tiranë e inskenuan pengmarrjen e vajzës së biznesmenit për të blerë një lokal.
Plot 400 mije euro i kerkoi babait biznesmen, 18 vjecarja Nensi Çobo, banuese ne Tirane pasi kishte bere nje plan se bashku me te dashurin e saj, moshatar për të blerë një lokal. Sipas Abcnews, shuma prej 400 mijë eurosh, ishte edhe çmimi i lokalit ku adoleshentët do ta blinin në afërsi të banesës së të dashurit.
Bashke me te dashurin e saj Orjon Hoxha, dhe shokun e tij Kristi Gjore, Nensi kishte organizuar një situate rrëmbimi duke i kërkuar babait të saj, shumën prej 400 mijë eurosh. Me anë të një telefonate dy miqtë e vajzës kanë kërcënuar babain e Nensit, se nëse nuk do të paguante 400 mijë euro nuk do ta shihte më vajzën e tij. Babai, një biznesmen i njohur në fushën e lëndëve drusore, ka rrëfyer në polici se rreth mesnatës ka marrë një telefonatë anonime dhe ka dëgjuar zërin e vajzës së saj se është marrë peng, dhe po kërcënohet me forcën e armës.
I alarmuar ai ka njoftuar policine, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda kanë nisur hetimet për të identifikuar numrin e telefonit nga është kërcënuar. Por, duke parë se forcat e rendit ishin alarmuar dhe pas nisjes së hetimit, vajza e ka njoftuar vetë babain për inskenimin duke treguar edhe bashkëpunëtorët. Të cilët janë shoqëruar ku kanë pranuar edhe ata inskenimin e ngjarjes dhe kanë rrëfyer me detaje planin e tyre.
Pavarësisht pendesës, policia ka rrestuar tre adoleshentet së bashku me vajzën e biznesmenit të njohur të cilët pritet të dalin para Gjykatës për Krime të Rënda për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë.





