21 gusht 2015 – Të premten, më 21 gusht 2015, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se për shkak të fluksit të kërkesave për t’u pajisur me pasaporta biometrike, zyrat që shpërndajnë këto dokumente në 15 qytete në gjithë vendin (Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Peshkopi, Sarandë, Shkodër, Tirandë dhe Vlorë), do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 22 Gusht. Zyrat do të ofrojnë shërbim nga ora 8:30 deri në mesditë, por do të qëndrojnë të hapura deri në mbarimin e qytetarit të fundit që do të jetë në sportel pas kësaj ore. Kjo masë do të vijojë edhe për fundjavat e ardhshme, për të përballur fluksin e kërkesave për pajisjen me pasaporta, me ardhjen e emigrantëve në këtë periudhë të vitit.
/red. th. m. portali “durreslajm.com/





