20gusht 2015 – Ela Haziraj udhëtoi nga Kukësi drejt Gjermanisë, bashkë me të fejuarin e saj, me qëllim për të ndërtuar atje një jetë të mirë.

Por, 23-vjeçarja humbi jetën tragjikisht, e shtypur nga treni pranë zonës ku ndodhej kampi i saj, në Neustad të Frankfurtit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Haziraj kishte emigruar prej tre muajsh në Gjermani dhe po shpresonte që bashkë me të fejuarin të fitonte statusin e azilantit ekonomik.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/