20gusht 2015 – Në pikun e sezonit të verës Durrësi përmbytet sërish. Reshjet e fundit të shiut shkaktuan bllokim rrugësh, pasi uji mbuloi disa lagje të qytetit. Mësohet se si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur përmbytje në lagjet 15, 16 dhe 17 të qytetit bregdetar.
Për shkak të nivelit të lartë të ujit, shumë hyrje pallatesh kanë qenë të bllokuara dhe rrjeti i kanalizimeve nuk ka funksionuar për të bërë tërheqjen në kohë të ujit. Këto pamje janë publikuar nga banorë të zonave të përmbytura sot.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





