18gusht 2015 – Për Klevisa Kajtazin, 14-vjeçaren që u arrestua dhe më pas u lirua nga gjykata, sot u vendos që duhet të ketë urdhër-mbrojtjeje. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Durrësit, pasi dje e mitura u vendos në një qendër sociale dhe jo në shtëpi.
E larguar pas helmimit, vjedhjes dhe djegies së banesës, bashkë me motrën e madhe, Orialda, Klevisa ka kërkuar nga policia dhe gjykata të mos kthehet në shtëpi. E pranishme në seancë ishte dhe psikologia. Edhe pse familjarët kanë premtuar se nuk do t’i kërkojnë llogari për çfarë ka ndodhur, e mitura ka treguar se ka frikë se mos ndëshkohet, sot qe e motra eshte ne burg.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





