17gusht 2015 – U la e lirë nga drejtësia, por nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi 14-vjeçarja Klevisa Kajtazi. Ndërsa e motra 18 vjeçe, Orialda, do të qëndrojë në qeli si organizatore e planit për të helmuar familjarët, vjedhur dhe më pas djegur shtëpinë, motra e vogël u la me detyrim paraqitjeje.

Por, ashtu siç kishte deklaruar më herët në video, e mitura nuk ka pranuar që të kthehet në banesë. Prindërit, motra dhe tezja ishin në sallën e gjyqit dhe e kanë pritur që të dalë nga komisariati dhe të nisen me të në shtëpi, pas më shumë se 1 muaj largimi. Por e mitura kërkoi që të strehohej në një shoqatë dhe kështu është vendosur, ndonëse nuk është provuar se ndaj saj është ushtruar dhunë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/