16gusht 2015 – Edmonda Trimi, 26-vjeçarja e arrestuar sot nga policia e Lushnjës është gruaja e Niko Trimit, 37-vjeçarit që e denoncoi publikisht se e kishte rrahur dhe braktisur bashkë me 3 fëmijët. Sipas tij, gruaja e tradhtonte, por ai sërish e kishte falur.
Madje ai arriti deri aty sa të deklaronte se e kishte marrë në telefon i dashuri i gruas, duke i thënë mos ta kërkonte më. Por, pas arrestimit të gruas dhunuese sot nga policia, pyetja që shtrohet është: A do ta falë Niko Trimi gruan sërish? (Ne foto gruaja e arrestuar, e siguruar nga Newsbomb).
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





