15gusht 2015 – Historia e dy motrave adoleshente nga Durrësi, të cilat u zhdukën për një muaj nga familja, ka shkaktuar debate të shumta.
Kjo, sidomos pas disa videove që kanë publikuar ato në Youtube, ku thonë se janë dhunuar dhe keqtrajtuar nga prindërit dhe motra e madhe, në mënyrë ç’njerëzore. Në rrjetet sociale dhe blogje, janë përfshirë një pjesë e madhe e njerëzve nga kjo ngjarje. Shumë pak nga komentuesit mbajnë anën e vajzave, duke thënë se gjithë historia e tyre është një trillim.
Ato etiketohen me fjalë dhe fyerje nga më të ndryshme, pasi pjesa më e madhe e komentuesve thonë se asnjë prind nuk do ua bënte ato gjëra që thonë vajzat në video, fëmijëve të tyre.
Në debat është përfshirë edhe këngëtari Kastro Zizo, që është shumë i egër në qendrimin e tij. “Mendoj qe pjesa derrmuese e idiotesirave qe thone kto “bundra” te vogla jane genjeshtra shtazesh.
Asnje familje aq me teper ata prinder nuk do te mundnin te benin maskaralliqet qe kto thone. Mendoj thjesht qe jane produkti injorant, i pa shkolluar i nje sistemi qe rrit disa kategori femrash.
Njera nga kategorite jane “bushtrat qarkulluese”!…Mbase dhe gaboj por per kto te dyja duhen marre masa te forta per t’i sjelle mes njerezve”, shkruan Zizo në faqen e tij. /Tema/





