11 gusht 2015 – Agjencia zyrtare e lajmeve e Republikës Çeke ČTK (Česká tisková kancelář) njofton më 11 gusht 2015 se kompania CEZ ka marrë nga Shqipëria këstin e vitit 2015 prej 0,6 miliard korona çeke (22 milionë euro). Në fund të qershorit të vitit të kaluar, CEZ-i ra dakord me përfaqësuesit shqiptarë që do të paguhet me një shumë prej 100 milionë eurosh (2,75 miliardë korona çeke) në këste vjetore, që është ekuivalente e përafërt e investimit të saj fillestar në blerjen e kompanisë së shpërndarjes të Shqipërisë CEZ Shpërndarje (ish-Operatori i Sistemit të Shpërndarjes – OSSH).
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/